PEZULLOHET POGBA | DYSHOHET SE KA PËRDORUR SUBSTANCA FUQIDHËNËSE TË NDALUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Futbollisti Paul Pogba doli pozitiv për testosteron. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, që citojnë qarqet sportive, mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping, që lidhet me ditën e parë të kampionatit të Serisë A, 20 gushtin e kaluar, me rastin e ndeshjes Udinese-Juventus, megjithatë, ai nuk kishte luajtur.
Prandaj, Gjykata Kombëtare Anti-Doping ka vendosur të pezullojë lojtarin si masë paraprake, i cili, do të ketë tre ditë kohë për të kërkuar kundër-analizë. Në rast se pozitiviteti konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga e njëjta gjykatë, nëse nuk vendos për një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
“Gjykata Kombëtare Antidoping – lexojmë në një shënim – njofton se, në pranimin e kërkesës së propozuar nga Prokuroria Kombëtare Antidoping, ka marrë masa paraprake për pezullimin e sportistit: Paul Labile Pogba për shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2; substanca e gjetur: Metabolitët e testosteronit me origjinë jo endogjene (Rezultatet e GC/c/IRMS janë të pajtueshme me origjinën ekzogjene të metabolitëve).”
Juventus rezervon të drejtën për të vlerësuar hapat e ardhshëm procedural. Juventus ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje.
“Klubi i Futbollit Juventus komunikon – lexojmë – se sot futbollisti Paul Labile Pogba ka marrë urdhrin paraprak të pezullimit nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas rezultatit negativ të analizave të kryera më 20 gusht 2023. Klubi rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e ardhshëm procedural.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments