PERU | PROTESTUESIT E “GJENERATËS Z” U PËRLESHËN ME POLICINË KUNDËR POLITIKAVE TË PROMOVUARA NGA QEVERIA E PRESIDENTES DINA BOLUARTE DHE NJË PARLAMENTI GJITHNJË E MË TË KONTESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Limë, Peru | Përleshje të dhunshme shpërthyen mbrëmë në Lima midis policisë peruane dhe protestuesve, kryesisht të rinj nga e ashtuquajtura “Gjenerata Z”.
Sipas raportimeve vendore, përleshjet rezultuan në lëndime nga plumbat e gomës të qëlluar nga policia kur protestuesit u përpoqën t'i afroheshin ndërtesave qeveritare dhe të kongresit në qendër të kryeqytetit, duke hedhur shishe dhe objekte të tjera drejt oficerëve, të cilët, më pas përdorën mburoja, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.
Marshimet u thirrën kundër politikave të promovuara nga qeveria e Presidentes Dina Boluarte dhe një parlament gjithnjë e më i kontestuar.
Tema qendrore e protestës është reforma e pensioneve, e cila, kërkon që të rinjtë të bashkohen me një fond pensionesh.
Organizatorët argumentojnë se kjo masë është disproporcionale, pasi dënon ata që punojnë në kushte të paqëndrueshme dhe për paga të ulëta me punësim të pasigurt.
Një nga pamjet më mbresëlënëse të marshimit ishte prania e flamurit pirat nga manga popullore “One Piece”, e miratuar në disa vende (përfshirë Nepalin dhe Francën) si simbol i rezistencës gjatë trazirave sociale.
Demonstratat pritet të vazhdojnë edhe sot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments