GJYKATA KUSHTETUESE E PERUSË LIROI NGA PARABURGIMI ISH-KRYEMINISTREN BECI ÇAVEZ (BETSY CHAVEZ) PASI QËNDROI 24 MUAJ NË PARABURGIM E HETUAR PËR REBELIM DHE PËR KOMPLOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Limë, Peru | Gjykata Kushtetuese e Perusë ka mbështetur ankesën e paraqitur nga mbrojtja e ish-kryeministres Beci Çavez (Betssy Chávez), duke anuluar zgjatjen e paraburgimit të saj dhe duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga burgu i grave në Çorrilos (Chorrillos), pranë Limës.
Çështja u raportua nga mediat kryesore peruane.
Znj. Chávez u arrestua në qershor 2023 pas grushtit të shtetit të dështuar të Presidentit Pedro Kastilo (Castillo) më 7 dhjetor të vitit të kaluar, me akuzat për rebelim dhe komplot.
Gjyqtarët zbuluan se zgjatja e paraburgimit të saj, e urdhëruar tetë ditë pas afatit fillestar të 19 dhjetorit 2024, shkelte parimin e ligjshmërisë dhe të drejtën e lirisë vetjake.
Gjykata vendosi gjithashtu se çdo masë paraprake duhet të kërkohet dhe të vendoset para se të skadojë afati dhe duhet të jetë plotësisht e justifikuar, duke specifikuar se gjyqi penal i znj. Çavez (Chávez) do të vazhdojë, por me të në liri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments