ISH-PRESIDENTI PERUAN MARTIN VIZKARRA (MARTÍN VIZCARRA) U LIRUA NGA PARABURGIMI 5 MUJOR KU U HETUA PËR 679 MIJË $ RYSHFETE TË MARRA NGA KOMPANITË E NDËRTIMIT PËR TË SIGURUAR KONTRATA PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Limë, Peru | Një gjykatë apeli peruane ka urdhëruar lirimin e ish-presidentit Martin Vizkarra (Martín Vizcarra) (2018-2020), duke anuluar paraburgimin e tij pesë-mujor në lidhje me një rast korrupsioni që daton që nga mandati i tij si guvernator i rajonit Mokuegua (Moquegua).
Gazeta “El Comercio” e raportoi lajmin në faqen e saj të internetit.
Urdhri, i lëshuar më 13 gusht, e vendosi z. Vizkarra në burgun Barbadillo në kryeqytetin Lima, ku mbahen edhe ish-presidentët Alejandro Toledo (tani i dënuar me 13 vjet shtesë për pastrim parash, përveç 20 viteve për ryshfetet), Ollanta Humala dhe Pedro Kastilo (Castillo).
Z. Vizkarra akuzohet se ka marrë 2.4 milionë sole (rreth 679 mijë dollarë) ryshfete nga kompanitë e ndërtimit për të siguruar kontrata publike midis viteve 2011 dhe 2014.
Gjatë seancës së apelit, z. Vizkarra i mohoi akuzat për rrezik ikjeje, duke deklaruar se:
1- “Nuk do të iki, nuk do të kërkoj azil dhe as nuk do t'i jap fund jetës sime.
Pavarësisht tre ndalimeve për të mbajtur poste publike, z. Vizkarra synon të kandidojë për president në vitin 2026 dhe ka njoftuar se do t'i kundërshtojë ndalimet para Sistemit Ndëramerikan të të Drejtave të Njeriut”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments