top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PENSIONISTËT BESIKO MOLISHTARI DHE NESTI GOLEMAJ U DËNUAN ME NGA 7 VJET BURG | SHFRYTËZONIN FEMRA PËR PROSTITUCION NË FIER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 29, 2024
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Dy pensionistë, një burrë dhe një grua u dënuan penalisht nga Gjykata e Fierit, si organizatorët e shfrytëzimit të 4 femrave për prostitucion në një nga hotelet e quajtura “Oda e Miqve”, në Fier.

 

E pandehura, 73-vjeçare Besiko Molishtari, u dënua me shtatë vjet heqje lirie për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

 

Me të njëjtën masë dënimi penal, u dënua edhe bashkëpunëtori i saj, z. Nesti Golemaj.

 

Sipas dosjes hetimore, të regjistruar në prokurorinë e Fierit, bëhet fjalë për një zinxhir lokalesh dhe hotelesh në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit që ushtrohet nga pensionistët.

 

Ky fenomen është shpërndarë dhe në shumë pika të tjera, ku është evidentuar se veç vajzave të reja, janë dhe gra të martuara, të pandara nga burrat e tyre, që ushtrojnë prostitucion kundrejt pagesës.

 

“…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri.


Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…”, thuhet në aktet proceduriale penale të prokurorisë.

 

Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet z. Tajar Hysenaj, pronar i hotelit me emërtesën “Oda e miqve”, i cili, është i pajisur me licencë për ushtrim aktiviteti bar-kafe dhe hoteleri dhe krahas saj ushtron aktivitetin e paligjshëm të “vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page