PASKUQAN; KAMËZ | U ARRESTUA ELIS MIFTARI; DORAS NË PLAGOSJEN ME THIKË TË VËLLEZËRVE TË TIJ; ZENEL MIFTARI DHE ALFONS MIFTARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 2 min read

Paskuqan, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elis Miftari, me moshë 29 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të dy vëllezërve të tij:
1- Z. Zenel Miftari, me moshë 27 vjeç.
2- Z. Alfons Miftari, me moshë 20 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments