top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ERJON HOXHA (BANUES NË PASKUQAN) U ARRESTUA; ZHVATJE FINACIARE NDAJ NJË QYTETAREJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erjon Hoxha, me moshë 21 vjeç.


Njoftim | Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.


Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.


Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page