top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS SULMIT MASIV RUS MBI UKRAINË POLONIA MBYLLI HAPËSIRËN AJRORE DHE NGRITI AVIONË LUFTARAKË NË AJËR | SISTEMET E MBROJTJES AJRORE JANË NË GATISHMËRI TË LARTË SI MASË PARANDALUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28
  • 1 min read
ree

Varshavë, Poloni | Ndërsa Rusia nisi një sulm masiv me dronë në kryeqytetin ukrainas, tha administrata ushtarake në Kiev, Polonia mbylli hapësirën ajrore pranë dy qyteteve të saj juglindore këtë mëngjes dhe forcat e saj ajrore u përgjigjën duke dërguar avionë luftarakë.


Forcat e Armatosura Polake thanë në rrjetin social virtual Iks (X) se kishin ngritur avionë luftarakë në hapësirën e tyre ajrore dhe kishin vendosur sisteme të mbrojtjes ajrore tokësore në gatishmëri të lartë në përgjigje të sulmeve ruse në Ukrainë.


Këto ishin masa parandaluese dhe kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe qytetarëve polakë, veçanërisht në zonat ngjitur me Ukrainën”, thanë Forcat e Armatosura.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page