top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS FRIKËS PËR BOMBA RIHAPET KULLA EIFFEL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13, 2023
  • 1 min read

Paris, Francë | Për të ekzaminuar kushtet e sigurisë, objekti u evakuua për më shumë se dy orë. Pas orës 15:30 situata u kthye në normalitet. Kulla Eifel, monumenti simbolik i Parisit, është evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë. “Policia ishte në vend me skuadrën e bombave”, tha një zëdhënëse e Sete, kompania që menaxhon Kullën, duke shtuar se “është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate, e cila është gjithashtu e rrallë. Evakuimi kishte të bënte me tre katet duke përfshirë restorantin, si dhe sheshin. Midis mesditës dhe orës 13:30 të gjithë vizitorët ishin larguar. Kulla u rihap në orën 15:30. Kërcënimi i fundit me bombë para kësaj daton në shtator 2020, dhe gjithashtu çoi në evakuimin e Kullës për disa orë, kur u bë një telefonatë anonime në polici, e dyshuar me origjinë islamiste. Në vitin 2022 Kulla priti mbi 5 milionë e 800 mijë vizitorë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page