top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS 102 VITESH NDALIMM NË PARIS MUND TË LAHENI PËRSËRI NË DISA ZONA TË KUFIZUARA TË LUMIT SENË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 3
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Pas 102 vitesh ndalim dhe që përkoi me vapën e madhe, nga e shtuna deri më 31 gusht rikthehet mundësia e zhytjes dhe notit në lumin Senë (Sena), edhe pse vetëm në disa zona të kufizuara dhe të mbrojtura, sepse lumi që përshkon Parisin mbetet i rrezikshëm.


Zonat ku bashkia e Parisit lejon notin janë kanali Grenelle, jo shumë larg Kullës Eiffel, në Bercy (lindje), ose në kanalin Marie, përballë ishullit Shën Luis (Saint-Louis).


Kryetarja socialiste e bashkisë Anne Hidalgo do të përurojë sezonin e notit, një vit pas hapjes së Lojërave Olimpike, të paraprirë nga zhytja e saj në lumë para kamerave të të gjithë botës.


Noti në lumin Senë ka qenë një praktikë që nga viti 1923, por gjesti i Kryetares Hidalgo dhe rezultati historik i rihapjes ishin disi të parashikuara dhe të premtuara në vitin 1988 dhe nga kryetari i atëhershëm i Parisit dhe presidenti i ardhshëm, Zhak Shirak (Jacques Chirac).


Ishte një moment i jashtëzakonshëm, por noti për Lojërat nuk ishte një qëllim në vetvete.


Bërja e Senës për not i përgjigjet një objektivi të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, por edhe të cilësisë së jetës”, shpjegoi Kryetarja Anne Hidalgo në muajin maj, ndërsa verat pariziene pritet të bëhen gjithnjë e më të nxehta.


Autoritetet presin një sukses popullor, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e lartë në Bassin de la Villette, i cili, u hap në vitin 2017.


Disa vende në Marne, dega kryesore e Senës, do të jenë gjithashtu të arritshme këtë verë, duke përfshirë plazhin historik me pagesë në bregun ranor të Joinville-le-Pont.


Zonat e larjes në Paris janë të shënuara si pishina, të pajisura me dhoma zhveshjeje, tualete, dushe dhe mobilje plazhi, me një kapacitet prej 150 deri në 300 personash në të njëjtën kohë dhe me ndihmën e një roje plazhi.


Sena ka një thellësi mesatare prej 3.5 metrash dhe pishinat janë pa fund, me përjashtim të pishinës familjare në vendin e Grenelle.


Noti në ujërat e Senës jashtë pishinave mbetet i ndaluar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page