top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARTIA NË PUSHTET E GJEORGJISË DO T'I KËRKOJË GJYKATËS KUSHTETUESE TË NDALOJË TRE PARTITË MË TË MËDHA TË OPOZITËS ME PRETENDIMIN SE JANË RREZIK KOMBËTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
ree

Tbilisi, Gjeorgji | Partia në pushtet e Gjeorgjisë do t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të ndalojë tre partitë më të mëdha të opozitës”, tha të martën kryetari i parlamentit, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të mprehtë në prirjen drejt sundimit autoritar në vendin kandidat për në Bashkimin Evropian.


Z. Shalva Papuashvili, një anëtar i lartë i partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, tha se padia do të synonte të nxirrte jashtë ligjit tre parti, konkretisht:

1- Koalicionin për Ndryshim”.

2- Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare”, të ish-presidentit Mikheil Saakashvili.

3- Gjeorgjia e Fortë”.


Të tre partitë, të cilat, janë të gjitha fuqimisht pro-perëndimore, përbëjnë një kërcënim real për rendin kushtetues, e citoi atë agjencia e lajmeve “Interpress” - e Gjeorgjisë.


Z. Irakli Kupradze, një anëtar i lartë i “Gjeorgjisë së Fortë”, u citua nga mediat vendore duke e quajtur padinë një goditje vendimtare ndaj demokracisë dhe duke u zotuar për rezistencë.


Dikur ndër shtetet pasardhëse më demokratike dhe pro-perëndimore që dolën nga Bashkimi Sovjetik, Gjeorgjia është bërë gjithnjë e më autoritare që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe ka thelluar lidhjet ekonomike me Rusinë fqinje.


Disa figura të larta të opozitës gjeorgjiane janë në burg, ndërsa policia ka shtuar arrestimet e protestuesve që marrin pjesë në demonstratat e rregullta antiqeveritare që kanë vazhduar për më shumë se një vit.


Më herët këtë vit, parlamenti miratoi një ligj që e bënte më të lehtë ndalimin e partive politike.


Ëndrra Gjeorgjiane” ka ngrirë bisedimet për pranimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian dhe e ka akuzuar bllokun për komplotimin e revolucionit në Tbilisi.


Bashkimi Evropian i mohon akuzat dhe subjekti politik “Ëndrra Gjeorgjiane” thotë se ende dëshiron të bashkohet me bllokun, por vetëm nëse mund të ruajë ato që i quan vlera tradicionale ortodokse të Gjeorgjisë, si dhe lidhjet paqësore me Rusinë.


Figurat e “Ëndrrës Gjeorgjiane”, përfshirë z. Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministrin miliarder, i cili, shihet gjerësisht si sundimtari de facto i vendit, janë zotuar vazhdimisht se do të ndalojnë partitë opozitare për atë që ata e quajnë lidhje me z. Saakashvili, ish-presidentin e burgosur.


Padia e partisë bazohet në gjetjet e një komisioni parlamentar që heton shkeljet e dyshuara nën qeverisjen e z. Saakashvili, të cilat, figurat e opozitës i përshkruajnë si propagandë.


Dy nga partitë opozitare që përballen me ndalim kanë qenë kritike ndaj z. Saakashvili, i cili, e udhëhoqi Gjeorgjinë si një reformator pro-perëndimor nga viti 2003 deri në vitin 2012.


Ai mbetet një figurë përçarëse në Gjeorgji, ku disa festojnë arritjet e tij në detyrë, ndërsa të tjerë e akuzojnë atë si të çrregullt, autoritar dhe autorin e një lufte katastrofike të vitit 2008 me Rusinë.


Z. Saakashvili po vuan një dënim me burg për vepra penale që përfshijnë abuzim me pushtetin dhe pritet të mbetet në burg deri në vitin 2034.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page