PARTIA DEMOKRATIKE (PD) KËRKON INTERPELANCË URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 5, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Partia Demokratike (PD) ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kjo kërkesë vjen pas deklarimeve të z. Arben Ahmetaj.
Kërkesa u depozitua në Kuvend nga sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu.
“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj”, thuhet nga PD.
Gjatë një interviste mediatike ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj denoncoi se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
“Për inceneratorin e Tiranës unë kam thënë në atë intevsitë ‘Follow the Money’ (e thënë në gjuhën shqipe ndiq paranë). Unë them se për atë incenerator Mirel Mërtiri është viktimë. Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës. Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri? Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n?”, denoncoi z. Ahmetaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments