PARLAMENTI I IZRAELIT (KNESETI) ZGJATI NDALIMIN E ENTIT MEDIATIK TË KATARIT “AL JAZEERA” DERI NË FUND TË VITIT 2027 ME ARGUMENTIN SE MINON SIGURINË SHTETËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Parlamenti i Izraelit njoftoi se ka miratuar një amendament që u lejon autoriteteve të zgjasin deri në fund të vitit 2027 ndalimin e transmetimit për mediat e huaja të akuzuara për cenimin e sigurisë shtetërore.
I miratuar në muajin prill të vitit 2024 gjatë luftës në Gazë midis Izraelit dhe Hamasit, ligji synonte kryesisht kanalin e Katarit, “Al Jazeera”, të cilin, autoritetet e akuzuan se shërbente si një mjet propagande për terroristët palestinezë.
Kështu raporton enti mediatik izraelit “The Times of Israel”.
Fillimisht, ligji ishte i kufizuar në gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në fillim të luftës, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.
Sipas ligjit, i cili, lejon masa të tilla edhe në mungesë të një gjendjeje të jashtëzakonshme, nëse kryeministri përcakton se një media e huaj përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, ministri i komunikimit mund të urdhërojë ndërprerjen e transmetimeve të saj, me kusht miratimin e kabinetit ose të një komiteti ministror.
Sipas projektligjit, ministri është gjithashtu i autorizuar të mbyllë zyrat e stacionit, të sekuestrojë pajisjet e tij të transmetimit dhe të bllokojë faqen e tij të internetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments