top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARISIT I VJEN TURP NGA TË PASTREHËT | KËRKON T’I FSHEHI NËPËR FSHATRA | FSHATARËT NUK I DUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25, 2023
  • 3 min read

Paris, Francë | Qeveria franceze planifikon të largojë njerëzit e pastrehë nga Parisi, përpara Lojërave Olimpike të 2024-ës, që të mbahen në kryeqytet, akt-planifikim që ka shkaktuar shumë kritika nga disa kryebashkiakë të qyteteve dhe fshatrave rajonale që pritet t'i strehojnë ata. Nga mesi i marsit, qeveria filloi t'u kërkojë zyrtarëve në mbarë Francën që të krijojnë “akomodime të përkohshme rajonale”, që mund të trajtojnë një fluks të njerëzve të pastrehë nga kryeqyteti, shumë prej tyre emigrantë. Ministri i Strehimit, Olivier Klein, i shpjegoi parlamentit në fillim të këtij muaji se ndryshimet ishin të nevojshme për shkak të një krizë të pritshme akomodimi në “Qytetin e Dritës”, gjatë Kupës Botërore të Rugbit që do të mbahet nga shtatori dhe Olimpiadës që do të mbahet korrikun dhe gushtin e ardhshëm. Shumë hotele të nivelit të ulët, që autoritetet përdorin për të ofruar strehim urgjent për njerëzit e pastrehë, planifikojnë t'i japin me qira dhomat e tyre, me çmimet e tregut, për sportdashësit dhe pushuesit. Qeveria vlerëson se kapaciteti akomodues i hoteleve në dispozicion për të pastrehët “do të bjerë me 3000-4000 vende për shkak të këtyre ngjarjeve”, u tha z. Klein deputetëve më 5 maj 2023. Ai tha se rënia e pritshme na detyron të bëjmë pyetje, dhe të përgatitemi për situatën. Bëhet fjalë për hapje të hapësirave akomoduese në zonat provinciale për njerëzit që kërkojnë strehim urgjent. Por disa nga vendet e propozuara tashmë po ngjallin shqetësim tek figurat e zgjedhura vendore. Kryetari i bashkisë së Bruzit në veriperëndim të Britanisë (Brittany), Filip Salmon (Philippe Salmon), shprehu kundërshtimin e tij të martën ndaj idesë së një qendre të re në qytetin e tij me 18000 banorë pranë kryeqytetit rajonal Rennes. “Ne nuk jemi pro krijimit të një objekti në zonën tonë, në kushte që i konsiderojmë të papranueshme. Vendi i propozuar ishte pranë një linje hekurudhore dhe i ndotur nga hidrokarburet dhe metalet e rënda”, tha ai. Z. Paskal Birs (Pascal Brice), kreu i Federatës për Punëtorët e Solidaritetit, një organizatë bamirëse për të pastrehët, tha se “vendosja e njerëzve në kushte të mira në të gjithë Francën dhe jo në rrugët e rajonit të Parisit është në parim akt pozitiv Por a do të vendosi qeveria në dispozicion burimet e nevojshme? Ai tha se ekzistonte rreziku i “vendosjes së njerëzve si në autobus”, dhe më pas dështimi për t'u kujdesur për ta. Hadrien Clouet, një deputet nga partia e majtë e fortë “France Unbowed”, akuzoi qeverinë për miratimin e metodës së të gjitha regjimeve autoritare: lëvizjen e të pastrehëve me forcë për t'i fshehur nga sytë e atyre që marrin pjesë në Lojërat Olimpike të 2024. Autoritetet në Kinë pastruan një numër të panjohur lypsash, ambulantësh dhe të pastrehësh nga rrugët e Kinës përpara Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008, me shumë prej tyre u dërguan në rajonet e tyre të origjinës, thuhej në atë kohë. Grupet e fushatës braziliane thanë gjithashtu se të pastrehët e Rio de Zhaneiros po detyroheshin të largoheshin nga zonat turistike në mes të natës, ndërsa qyteti priti lojërat në 2016. Nisma franceze për të krijuar kapacitete emergjente strehimi në qytetet e vogla anembanë vendit, i përshtatet një modeli të Presidentit Emanuel Makron, të përpjekjes për të shpërndarë emigrantët dhe të tjerët që kërkojnë mbështetje sociale, nga rajoni i Parisit me popullsi të dendur. Përpjekjet për të krijuar lehtësira strehimi për azilkërkuesit në zonat provinciale kanë rezultuar tashmë një çështje shpërthyese, duke shkaktuar rezistencë të ashpër nga disa banorë vendas, aktivistë të së djathtës ekstreme dhe kryebashkiakë. Një kryebashkiak francez, i cili mbështeti një qendër migrantësh në zonën e tij në Francën veriperëndimore, iu dogj një pjesë e shtëpisë në një sulm me zjarr, duke e bërë atë të japë dorëheqjen në fillim të këtij muaji. Ministri i Strehimit Klein tha se lufta kundër pamundësisë për strehim ishte një prioritet i presidentit, dhe se fondet e alokuara për zgjidhjen e problemit ishin rritur me pesë nga 2012 në 2022. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2017, e gjer më sot z. Makron pranoi se kishte dështuar, duke përmendur si arsye një fluks emigrantësh nga Afrika dhe Azia Jugore. Shumë nga urat dhe parqet e Parisit përdoren për strehim nga të pastrehët, me kampe dhe tenda të pastruara rregullisht nga forcat e sigurisë.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page