PARIS 24: DUARTROKITJE PËR LEDI (LADY) GAGA | KËNGËTARJA E EGËR E VESHUR ME PUPLA ROZË NUK KËNDOI “LA VIE EN ROSE” TË EDIT PIAFIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 26, 2024
- 1 min read
Paris, Francë | Ylli amerikan i muzikës Ledi (Lady) Gaga u shfaq nën duartrokitjet e publikut në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paris 2024.
Por çuditërisht ajo nuk këndoi “La vie en rose” të këngëtares Edith Piaf, por një hit të madh nga salla e muzikës franceze, “Mon truc en plumes”, të Zizi Jeanmaire.
Spektatorët ndiqnin ritmin duke duartrokitur në kohë me kërcimin më të famshëm të kabaresë franceze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments