PAPA LEO XIV-të: TË INTENSIFIKOHEN PËRPJEKJET PËR TË ARRITUR PAQEN NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Vatikan | “Edhe në ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po i lënë popullsi të tëra të ekspozuara ndaj të ftohtit të dimrit.
E ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë dhe lutem për ata që vuajnë”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus).
“Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më serioze për civilët, zgjeron hendekun midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments