PAPA LEO XIV-të: PRIFTËRINJTË DHE PESHKOPËT JANË TË BESUESHËM VETËM NËSE KAPËRCEJNË PËRÇARJET DHE EGOIZMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Vatikan | “Edhe sot, besueshmëria e mesazhit tonë varet nga një bashkim i vërtetë dhe i sinqertë midis pastorëve, dhe midis tyre dhe Popullit të Zotit, duke kapërcyer përçarjet, egoizmin dhe çdo formë izolimi”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të kur priti ipeshkvijtë e Perusë.
Atyre, në veçanti, ai u kujtoi llojin e bashkësisë që Shën Turibi kërkoi kur promovoi Këshillet (Koncilet) e Limës.
“Ky takim, është një shenjë elokuente e bashkimit të gjallë që na bashkon në fe dhe mision”, tha tha Papa Leo XIV-të.
Papa Leo XIV-të, i cili, ishte ipeshkëv i Perusë, në dioqezën e Çiklajos, u bëri gjithashtu një lutje të veçantë ipeshkvijve peruanë kur tha se:
1- “Ju lutem kujtojini fëmijëve të mi të dashur të Perusë se Papa i mban ata në zemrën e tij dhe i kujton me dashuri, veçanërisht në lutje”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments