top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: KA NJË SHKËNDIJË SHPRESE NË TOKËN E SHENJTË; JU NXIS TË VAZHDONI NË RRUGËN DREJT NJË PAQEJE TË DREJTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Vatikan | Marrëveshja për të filluar procesin e paqes ka dhënë një shkëndijë shprese në Tokën e Shenjtë.


I nxis palët e përfshira që të vazhdojnë me guxim në rrugën që kanë përcaktuar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton aspiratat legjitime të popullit izraelit dhe palestinez”.


Papa Leo XIV-të e tha këtë në Engjëllin e Shenjtë, duke shtuar se:

1-Dy vjet konflikt kanë lënë vdekje dhe rrënoja kudo, veçanërisht në zemrat e atyre që kanë humbur brutalisht fëmijët, prindërit, miqtë, gjithçka”.


Pastaj shprehu ngushëllimet e tij më të thella në këtë tragjedi duke shtuar se:

1- Me të gjithë Kishën, jam pranë dhimbjes suaj të pafundme.


Sot, veçanërisht juve, ju drejtohet përkëdhelja e Zotit, siguria se edhe në errësirën më të zezë ai është gjithmonë me ne.


‘Dilexit te’, ‘Të kam dashur’.


I kërkojmë Zotit, paqes së vetme të njerëzimit, të shërojë të gjitha plagët dhe të ndihmojë me hirin e tij për të arritur atë që tani duket e pamundur nga ana njerëzore.


Të rizbulojmë se tjetri nuk është armik, por vëlla për t’u parë, për të falur dhe për të ofruar shpresën e pajtimit”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page