PAPA LEO XIV-të: LËRINI SHPATAT MËNJANË; PAQJA NUK ËSHTË ULTIMATUME POR DIALOG; KINI GUXIMIN TË ÇARMATOSENI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11
- 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të po bën thirrje për paqe.
“Vendose shpatën mënjanë”, tha ai, duke cituar Ungjillin në meditimin e tij të rruzares në Sheshin e Shën Pjetrit, i mbledhur posaçërisht për të bërë thirrje për t'i dhënë fund konflikteve në botë.
“Çarmatosni dorën dhe madje para kësaj zemrën.
Siç kam pasur rastin ta kujtoj edhe në raste të tjera, paqja është e çarmatosur dhe çarmatosëse.
Nuk është frenim, por vëllazëri; nuk është ultimatum, por dialog.
Nuk do të vijë si fryt i fitoreve mbi armikun, por si rezultat i mbjelljes së drejtësisë dhe faljes së guximshme.
Vendose shpatën mënjanë është një fjalë drejtuar të fuqishmëve të botës, atyre që udhëheqin fatet e popujve.
Kini guximin të çarmatoseni”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments