PAPA LEO XIV-të: JO EKSODIT TË DETYRUAR NGA GAZA; SHMANGNI NDËSHKIMIN KOLEKTIV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28
- 2 min read

Vatikan | “Unë kërkoj që të gjithë pengjet të lirohen, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e ndihmës humanitare, të mos ketë përdorim pa dallim të forcës dhe që ligji humanitar të respektohet plotësisht, në veçanti detyrimi për të mbrojtur civilët dhe ndalimet për ndëshkimin kolektiv dhe zhvendosjen me forcë të popullatave”.
Pas vendimit të dhimbshëm, por të vendosur të dy patriarkëve të Jerusalemit për të mbajtur klerin dhe rregulltarët e dy famullive të krishtera të Gazës në Rrip, Papa Leo XIV-të shprehu gjithashtu mbështetje të fortë dhe një thirrje të re urgjente në audiencën e tij të përgjithshme të së mërkurës.
Papa Prevosti, duke iu drejtuar besimtarëve nga pesë kontinente, iu referua shprehimisht Tokës së Shenjtë, një tokë kaq e dashur për të gjithë, dhe iu bashkua deklaratës së përbashkët të Teofilit III dhe Kardinalit Pierbattista Picabela (Pizzaballa), të cilët, dje nga Jerusalemi ngritën një tjetër thirrje në mbrojtje të popullsisë civile.
Presidenca e Konferencës së Ipeshkvijve Italianë (CEI) iu bashkua menjëherë thirrjes së Papës, duke i bërë jehonë fjalëve të dy Patriarkëve.
“Nuk mund të ketë të ardhme - paralajmëruan ata - bazuar në burgosje, zhvendosje të palestinezëve ose hakmarrje: kjo nuk është rruga e duhur; nuk ka asnjë arsye që justifikon zhvendosjen e qëllimshme dhe të detyruar të civilëve”.
Komuniteti i krishterë i Gazës, më i bashkuar se kurrë pas ngjarjeve tragjike të 7 tetorit, është megjithatë në trazira, së bashku me të gjithë popullsinë e Qytetit të Gazës.
Dje pasdite, pasi IDF-ja e kishte konsideruar evakuimin e Qytetit të Gazës të pashmangshëm, mbërriti konfirmimi se ishte lëshuar një urdhër për evakuim nga Kisha e Shën Porfirit, kisha ortodokse që tashmë është bombarduar.
Nga Familja e Shenjtë, ku ai mbetet pranë komunitetit të tij, i cili përfshin edhe shumë fëmijë, Ati Gabriel Romanelli, prifti të cilin Papa Françesku e vizitonte çdo mbrëmje, gjithashtu e bën zërin e tij të dëgjohet.
“Thjesht dhe me përulësi - siguron ai - ne vazhdojmë misionin tonë. Nuk po shkojmë në jug; kjo do të ishte e barabartë me një dënim me vdekje”.
Në kompleksin e famullisë, midis më pak se 500 refugjatëve të mbetur janë fëmijë me aftësi të kufizuara, njerëz të sëmurë rëndë dhe të moshuar që tashmë vuajnë nga mungesa e kujdesit shëndetësor dhe ilaçeve.
“Njerëzit janë të shqetësuar sepse bombardimet vazhdojnë në të gjithë Rripin, veçanërisht në Qytetin e Gazës, dhe vdekjet dhe lëndimet vazhdojnë”, shpjegon Ati Gabriel.
Në frontin diplomatik, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, është i angazhuar aktivisht në diskutime me administratën amerikane.
“Nga diskutimet ndërkombëtare që do të rezultojnë nga vizita e Ministrit të Jashtëm Izraelit Gideon Sa'ar në Uashington - deklaroi ai - pres që të dalin sinjale konkrete.
Pres atë që Papa ka kërkuar: një armëpushim, akses të sigurt për ndihmën humanitare, respekt për të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe shmangien e ndëshkimit kolektiv”.
Ati Ibrahim Faltas, vikar i Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë, ishte veçanërisht i ashpër’
“Ata që i lënë të uritur, shpronësojnë dhe dëbojnë - i tha ai agjencisë italian etë lajmeve ‘Ansa’ ofendojnë njerëzimin”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments