top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të DREKOI ME TË VARFRIT | NE JEMI KRIJESAT MË TË BUKURA - THA PAPA LEO XIV-të.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Vatikan | Papa Leo XIV-të i mirëpriti mysafirët e tij në drekën e sotme me këtë përshëndetje, mbi njëqind vetë të ndihmuar nga Karitasi (Caritas) dhe disa vullnetarë.


Papa Leo XIV-të theksoi bukurinë e të qenit së bashku, të gjithë rreth tryezës, dhe të ndarjes së dhuratave që Zoti na ka dhënë.


Tavolinat u shtruan nën belvedere në Borgo Laudato Si, brenda Vilave Papnore të Kastel (Castel) Gandolfo-s.


Një vend kaq i bukur që na kujton bukurinë e natyrës, të krijimit, por gjithashtu na bën të mendojmë se krijesa më e bukur është ajo e krijuar sipas ngjashmërisë dhe shëmbëlltyrës së Zotit, dhe kjo jemi të gjithë ne.


Të jesh i mbledhur në këtë drekë do të thotë të jetosh së bashku me Zotin në këtë bashkësi”, tha Papa Leo XIV-të.


Papa Leo XIV-të si të gjithë të ftuarit e tij, drekuan në njërën nga tavolinat e shtruara në Borgo Laudato Si.


Me të në tavolinë u ulën znj. Rosabal Leon, e cila, mbërriti në Itali nga Peruja pesë muaj më parë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, dhe znj. Gabriella Oliverio, 85 vjeçe, e cila, jeton vetëm në lagjen Torre Spaçata (Spaccata) të Romës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page