PAPA LEO XIV-të: NA DUHET ZJARRI I DASHURISË; JO ZJARRI I ARMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 2 min read

Vatikan | Në homelinë e tij, Papa Leo XIV-të na ftoi të mos jetojmë më për veten tonë, por për të sjellë zjarr në botë.
“Jo zjarrin e armëve, as atë të fjalëve që djegin të tjerët. Jo, jo këtë.
Por zjarrin e dashurisë, që përulet dhe shërben, që kundërshton indiferencën me kujdes dhe arrogancën me butësi.
Zjarrin e mirësisë, që nuk kushton aq sa armatimet, por e ripërtërin lirisht botën.
Mund të kushtojë keqkuptim, tallje, madje edhe persekutim, por nuk ka paqe më të madhe sesa të kesh flakën e saj brenda vetes”, theksoi Papa Leo XIV-të në Albano, ku po festonte Meshën në Shenjtëroren e Shën Marisë së Rrethores (Santa Maria della Rotonda).
“Ne e gjejmë veten në një shenjtërore të lashtë, muret e së cilës na përqafojnë.
Quhet Rotonda dhe forma e saj rrethore, si Sheshi i Shën Pjetrit dhe kisha të tjera, të vjetra dhe të reja, na bën të ndihemi të mirëpritur në gjirin e Zotit.
Nga jashtë, Kisha, si çdo realitet njerëzor, mund të duket e ashpër, megjithatë, realiteti i saj hyjnor zbulohet kur kalojmë pragun e saj dhe gjejmë pranim.
Atëherë varfëria jonë, cenueshmëria jonë dhe mbi të gjitha dështimet për të cilat mund të përçmohemi dhe gjykohemi - dhe ndonjëherë përçmojmë dhe gjykojmë veten - më në fund mirëpriten në forcën e butë të Zotit, një dashuri pa tehe të ashpra, një dashuri pa kushte.
Në Marinë, ne bëhemi një Kishë nënë, e cila, gjeneron dhe rigjeneron jo në sajë të pushtetit të kësaj bote, por me virtytin e bamirësisë.
Bota na mëson të shkëmbejmë paqen me ngushëllim, mirësinë me qetësi.
Prandaj, që paqja e tij, shalomi i Zotit, të vijë midis nesh, Jezusi duhet të na thotë se kam ardhur të sjell zjarr në tokë dhe sa do të doja që të ishte ndezur tashmë.
Ndoshta familjet tona, siç parathotë Ungjilli, dhe madje edhe miqtë tanë do të ndahen për këtë.
Dhe disa do të na këshillojnë të mos rrezikojmë, të kursejmë veten, sepse është e rëndësishme të jemi të qetë dhe të tjerët nuk meritojnë të duhen.
Jezusi, megjithatë, u zhyt me guxim në njerëzimin tonë”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments