top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të I THA PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) SE MIQËSIA ME ITALINË ËSHTË E SINQERTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Në fjalimin e tij në Pallatin Kuirinale, Papa Leo XIV-të nënvizoi lidhjen e fortë që bashkon Selinë e Shën Pjetrit me popullin italian dhe marrëdhëniet e përzemërta dypalëshe që ekzistojnë midis Italisë dhe Selisë së Shenjtë, të shënuara vazhdimisht nga miqësia e sinqertë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë efektiv.


Në fund të fundit, është një bashkim i lumtur që i ka rrënjët në historinë e këtij Gadishulli dhe në traditën e gjatë fetare dhe kulturore të këtij vendi.


Papa Prevosti e falënderoi Presidentin e Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella) për ftesën për të shkuar atje, në Kuirinale, një Pallat kaq i lidhur ngushtë me historinë e Kishës Katolike dhe kujtimin e shumë Papëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page