top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: MOS BRAKTISNI ATDHEUN | LUFTONI PADREJTËSITË SHOQËRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23, 2023
  • 1 min read

Vatikan, Itali | Papa Françesku në një mesazh, u është drejtuar të rinjve dhe të rejave shqiptarë/e, duke u kërkuar që të mos largohen jashtë atdheut, por, të qëndrojnë për ta përmirësuar atë. Atdheu ka nevojë për ju”, tha Papa. Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, u shpreh Papa. Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin, Imzot Arjan Dodaj, i cili e ka publikuar në profilin e tij, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Papa Francesku e don shumë popullin tinë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page