MBRETËRIA E BELGJIKËS | SEKRETARI AMERIKAN I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): REFUZIMI I ALEATËVE QË SHBA-ës TË PËRDORNIN BAZAT NË EVROPË ËSHTË TURP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Presidenti Tramp (Trump) i ka vënë në provë aleatët tanë, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë me Amerikën kur ne kemi kërkuar ndihmë, dhe shumë prej tyre kanë dështuar.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbrojtur Evropën për breza me radhë, dhe presidenti ka kërkuar që aeroplanët tanë të ngrihen nga bazat në Evropë ose nga bazat tona, anijet tona nga portet për të goditur objektiva në Lindjen e Mesme, objektiva iraniane që kërcënojnë interesat evropiane, por shumë prej tyre kanë thënë jo, ose janë përpjekur të na mbytin në debate ligjore, ose na kanë kritikuar për atë që ata nuk mund ta bëjnë.
Ishte e turpshme”.
Kështu tha sekretari amerikan i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments