top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALLATI ELIZE (ELYSÉE): PRESIDENTI EMANUEL MAKRON FOLI ME HOMOLOGËT E TIJ DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE VOLODIMIR ZELENSKI PAS GRINDJES SË TYRE NË SHTËPINË E BARDHË DJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2, 2025
  • 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel MaKron foli me homologët e tij amerikanë Danll Tramp (Donald Trump) dhe ukrainas Volodimir Zelenski pas grindjes së dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë dje.

 

Pallati Elize (Elysee) e njoftoi këtë.

 

Presidenti Makron u takua gjithashtu me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për t'u përgatitur për samitin që do të mbledhë rreth pesëmbëdhjetë udhëheqës evropianë në Londër nesër për të riafirmuar mbështetjen e tyre për Kievin.

 

Në një intervistë me entin mediatik “La Tribune Dimanche”, presidenti Makron i bëri thirrje presidentit Tramp (Trump) dhe presidentit Zelenski të jenë të qetë, të respektueshëm dhe njohës.

 

Kur mund të rifillojë dialogu i drejtpërdrejtë midis evropianëve dhe presidentit Vladimir Putin?

 

Për presidentin Emanuel Makron, asgjë nuk përjashtohet, dialogu me presidentin Putin mund të zhvillohet në kohën e duhur, shtoi më pas, duke specifikuar se ka një qasje jashtëzakonisht pragmatike, me një obsesion: sigurinë e francezëve.

 

Presidenti francez më pas paralajmëroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk ndalet, ai me siguri do të shkojë drejt Moldavisë dhe ndoshta edhe më tej drejt Rumanisë.

 

Një shkëputje e mundshme e SHBA nga Ukraina nuk është në interesin e tyre”, tha presidenti Makron.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page