top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALESTINEZËT MOHOJNË TË KALUARËN HEBREJE NË TOKËN E IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16, 2023
  • 3 min read

Nga z. Hugh Fitzgerald.

Tel Aviv, Izrael | Palestinezët vazhdojnë të mohojnë praninë 3500-vjeçare të hebrenjve në tokën e Izraelit. Ata ishin veçanërisht të zënë duke e bërë këtë gjatë Ramazanit që u mbyll së fundmi.


Më shumë mbi fushatën e tyre për t'iu mohuar hebrenjve historinë e tyre mund të gjenden këtu: “Zyrtarët e lartë të Aautoritetit Palestinez mohojnë historinë hebraike”, nga Itamar Marcus, Palestinian Media Watch, 10 Prill 2023.


Në qendër të narrativës së rreme palestineze, është mohimi i vazhdueshëm i historisë hebreje në Tokën e Izraelit, pavarësisht nga bollëku i provave arkeologjike, duke përfshirë monedhat hebraike, dhe tekstet e lashta që konfirmojnë historinë e Izraelit.


Refuzimi i çdo historie hebreje në Izrael përforcohet vazhdimisht nga zyrtarë të lartë të Autoritetit Palestinez. Shumë deklarata të bëra nga zyrtarë dhe institucione të larta të tij, pak para muajit islamik të Ramazanit, kishin për qëllim t'i hidhnin karburant nxitjes së zjarrtë të AP-ez se Xhamia Al-Aksa dhe të gjitha sheshet e saj janë "të pastërta islame" dhe “i përkasin vetëm myslimanëve”, dhe janë në rrezik të ndotjes dhe shkatërrimit nga judenjtë.


Arabët palestinezë janë të vendosur të mohojnë gjithçka që lidh hebrenjtë me Tokën e Izraelit. Ata injorojnë provat e gjetjeve të gjera në mijëra gërmime arkeologjike, në të gjithë Izraelin, të kryera nga hebrenjtë dhe johebrenjtë.


Ka 2000 vende arkeologjike vetëm në Jerusalem, dhe 20000 vende të tilla në të gjithë Izraelin. Arkeologët kanë zbuluar objekte hebreje të çdo lloji: qeramikë dhe copa qeramike, llamba vaji, menora, monedha, vegla, thika, pjata, çelësa për dyer, vegla, tekstile dhe vula zyrtare.


Asgjë nga këto nuk ka rëndësi për palestinezët që mohojnë, ose përvetësojnë historinë, të vendosur të injorojnë ose mohojnë, ose fshijnë çdo aluzion ose përmendje të pranisë hebreje në tokë.


Arkeologët izraelitë kanë studiuar me dashuri dhe kanë ruajtur për ekspozim në Faltoren e Librit në Muzeun e Izraelit, Rrotullat e Detit të Vdekur, që datojnë nga shekulli III para Krishtit, deri në shekullin e parë pas Krishtit, rrotullat e para që janë zbuluar nga një beduin, në një nga Shpellat e Kumranit, në vitin 1947.


Shumë fragmente të tjera të rrotullave të tilla janë zbuluar më pas në Shpellat e Kumranit; deri më tani ka dhjetëra mijëra fragmente të tilla, të shkruara në tri gjuhë të ndryshme: hebraisht (duke përfshirë disa tekste në paleo-hebraisht), aramaisht dhe greqisht.


Të gjitha këto fragmente janë dëshmi më e heshtur e pranisë hebreje në tokë. Ato nuk kanë asgjë për palestinezët, të cilët i injorojnë. Ata gjithashtu injorojnë objektet që u përkasin luftëtarëve hebrenj në Masada, duke përfshirë shpatat me të cilat ata besohet se kanë vrarë veten.


Palestinezët mohojnë rëndësinë e pesëmbëdhjetë shkronjave të zbuluara në vitin 1960, në atë që u bë e njohur si Shpella e Shkronjave, në shkretëtirën e Judesë.


Këto letra midis Bar-Kochba, udhëheqësit të një revolte kundër romakëve, dhe vartësve të tij, ishin shkruar në hebraisht dhe aramaisht, dhe dy në greqisht.


Ashtu si me rrotullat e Detit të Vdekur, palestinezët i injorojnë këto gjetje dhe shpresojnë të bindin botën që t'i injorojë ato gjithashtu.


Pastaj janë 150000 varret hebreje, shumica e shënuar nga gurët e varreve me mbishkrime hebraike, që gjenden në varrezat e Malit të Ullinjve, e cila ka qenë në përdorim të vazhdueshëm që nga viti 3000 para Krishtit.


Është e vështirë të injorohen ose të fshihen 150000 varre hebreje me mbishkrime hebraike. Jordanezët e kanë trajtuar atë varrezë hebreje në një mënyrë tjetër.


Ndërmjet viteve 1949 dhe 1967, jordanezët shkulën 30000 gurë varresh hebreje; disa i shkërrmoqën për zhavorr për t'u përdorur në kantieret e ndërtimit, dhe të tjerat i përdornin për të shtruar dyshemetë e tualetit të ushtrisë jordaneze.


Ç'të themi për të gjitha sinagogat e lashta që janë zbuluar në Izrael? Asnjë fjalë për to nga palestinezët. Në korrik 2012, një ndërtesë monumentale sinagoge që daton në periudhën romake të vonë (rreth shekujt 4-5 të e.s.) u zbulua në gërmimet arkeologjike në Huqoq në Galilenë e Izraelit.


Gjatë gërmimeve të vazhdueshme, mozaikë të ruajtur mirë me skena biblike, elefantë, gomerë dhe personazhi biblik Samson, u ekspozuan në sinagogë.


Në të vërtetë, ajo sinagogë ishte spektakolare për përmasat dhe mozaikët e saj, por ka qindra sinagoga të lashta, disa po aq spektakolare, që datojnë si në periudhën e Tempullit të Parë, ashtu edhe në atë të Dytë, janë gjetur dhe zbuluar dhe studiuar me dashuri në Izrael.


Por kjo është historia e hebrenjve. Për arabët myslimanë, asgjë nuk ka rëndësi. Asnjë nga këto nuk ndodhi në të vërtetë. Nëse ata refuzojnë të besojnë se vende të tilla ekzistojnë, kjo është sepse ata besojnë, se ata, palestinezët, janë të vetmit pretendues legjitimë, për këtë tokë “nga lumi në det”.


Të gjitha historitë e tjera, për një prani hebreje, në të njëjtën zonë, sipas tyre janë një trillim sionist. Refuzimi i çdo historie hebreje në Izrael përforcohet vazhdimisht nga zyrtarë të lartë të Autoritetit Palestinez.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page