PAKTI I ABRAHAMIT: NË LIBI U SHKARKUA MINISTRI I JASHTËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28, 2023
- 2 min read
Ministrja e Jashtme libiane Najla Mangoush flet gjatë një konference për shtyp me homologun e saj turk në ministrinë e jashtme të Turqisë në Ankara, 13 shkurt 2023. (Adem Altan/AFP).

Tripoli, Liban | Ministrja e Jashtme libiane Najla Mangoush u shkarkua sot nga detyra, të hënën, për shkak të një takimi që zhvilloi javën e kaluar me homologun e saj izraelit Eli Kohen (Eli Cohen), në mes të pasojave politike në Jerusalem dhe Tripoli, lidhur me vendimin e kryediplomatit të Izraelit, për të zbuluar se të dy ministrat mbajtën një takim “historik” javën e kaluar në Romë. Pas njoftimit të z. Kohen (Cohen) për takimin, të dielën, i cili, u prit me zemërim në Libi, kryeministri Abdul Hamid al-Dbeibeh, pezulloi ministren Mangoush nga roli i saj, dhe tha se do të formohej një panel hetimor për të shqyrtuar takimin. Ministria e Jashtme e Libisë mohoi se ishte zhvilluar ndonjë bisedë zyrtare me z. Kohen (Cohen), pasi shpërthyen protesta të shpërndara në Tripoli, dhe qytete të tjera perëndimore të Libisë. Të hënën, kryeministri Dbeibeh shkarkoi ministren Mangoush (raportoi agjencia e lajmeve Rojters (Reuters), dhe një zyrtar i ministrisë së jashtme libiane konfirmoi se ministrja Mangoush kishte ikur në Turqi, për shkak të shqetësimit për sigurinë e saj fizike. Vendimi i kryeministrit Dbeibeh për të pezulluar ministren Mangoush sugjeroi se ai nuk ishte në dijeni të takimit. Megjithatë, dy zyrtarë të lartë të qeverisë libiane, i thanë Ësosieitid Pres (Associated Press) se kryeministri e dinte për bisedimet midis ministrit të tij të jashtëm, dhe kryediplomatit izraelit. Një nga zyrtarët tha se kryeministri Dbeibeh dha dritën jeshile për takimin muajin e kaluar, kur ai ishte në një vizitë në Romë. Zyra e kryeministrit e organizoi takimin në koordinim me ministres Mangoush, tha ai. Zyrtari i dytë tha se takimi midis ministrave të jashtëm të Libisë dhe të Izraelit zgjati për rreth dy orë, dhe fill pas këthimit në Tripoli, ministrja e informoi kryeministren mbi diskutimet e zhvilluara. Zyrtari tha se takimi ishte i lidhur me përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA, për t'ia bashkuar Libinë një sërë vendeve arabe, që vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Zyrtari tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Libisë dhe Izraelit, u diskutua fillimisht në një takim midis kryeministrit Dbeibeh, dhe drejtorit të CIA-s, Uilliam Bërns (William Burns), i cili vizitoi kryeqytetin libian në janar. Kryeministri libian dha miratimin fillestar, për t'u bashkuar me Marrëveshjen e Abrahamit, të ndërmjetësuar nga SHBA, por, ai, ishte i shqetësuar për reagimin publik, në një vend të njohur për mbështetjen e tij, për kauzën palestineze, tha zyrtari. Ndërkohë, Ministria e Jashtme në Jerusalem lëshoi reagimin e saj të parë zyrtar pasi z. Kohen (Cohen) u kritikua gjerësisht për publikimin zyrtar të takimit të tij me ministren Mangosuh, në një përpjekje në dukje për të zhvendosur përgjegjësinë për njoftimin e tij, duke pretenduar se ai e lëshoi atë vetëm pas një “rrjedhjeje” të detajeve, prapa të cilave nuk qëndronin as ministria e jashtëme, as ai, dhe as zyra e tij. “Ministri i Jashtëm dhe Ministria e Jashtme janë të përkushtuara për zgjerimin e marrëdhënieve të jashtme të Izraelit... Rrjedhja për takimin me ministrin e Jashtëm të Libisë nuk erdhi nga Ministria e Jashtme apo zyra e Ministrit të Jashtëm”, thuhet në një deklaratë nga ministria. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments