PAKTI EUROPIAN PËR EMIGRANTËT | ARRIHET MARRËVESHJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4, 2023
- 2 min read

Madrid, Spanjë | Presidenca spanjolle në detyrë, në fakt, sqarojnë burimet evropiane për entet europiane mediatike e ka vendosur zyrtarisht rregulloren e re në axhendën e mbledhjes së sotme të Përfaqësuesve të Përhershëm. Në këtë mënyrë, Europa do të arrijë tashmë e përgatitur për samitin dyditor në Granada, samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian, kur do të mbahet edhe Këshilli joformal i BE-së. Me këtë rast pritet marrëveshja dypalëshe mes kreyeministres Meloni, dhe kancelarit Sholc (Scholz), edhe pse jo zyrtare. Ndaj edhe sot nuk pati një votim formal: u kërkua një marrëveshje informale, me vërtetimin e mbështetjes (ose jo) të rregullores. Marrëveshja kërkonte një shumicë të cilësuar, 65% të votave pro, e barabartë me 15 vende, e arritur me abstenimin e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, dhe votave kundër të Polonisë dhe Hungarisë. Më në fund ka ardhur drita jeshile dhe është bërë e ditur nga vetë ministrat e Jashtëm italian dhe gjerman, të cilët, e pretendojnë marrëveshjen si fitore përkatëse. Ministri i Jashtëm italian Tajani flet për një “rezultat shumë pozitiv, një sukses për Italinë.” Referenca për operacionet e OJQ-ve në fakt është hequr nga rregullorja e re për menaxhimin e krizave: “Amendamenti i Gjermanisë përfaqësonte një hap prapa, ai është tërhequr: qëndrimi italian ka kaluar”, siguron Pallati Kixhi (Chigi). Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock, nga ana tjetër, flet për një sukses si për Gjermaninë ashtu edhe për Evropën në tërësi: “Ne luftuam fort dhe me sukses në Bruksel për të siguruar që standardet minimale humanitare të mos dobësoheshin”, deklaron kreu i Punëve të Jashtme në Berlin. “Reforma do të kufizojë efektivisht emigracionin e parregullt në Evropë, dhe do të lehtësojë përgjithmonë barrën e shteteve si Gjermania. Një pikë kthese historike”, pohon sërish kancelari gjerman Sholc (Scholz). Pakti për emigrantët, çfarë parashikon marrëveshja. Elementi i parë thelbësor i Paktit është një fleksibilitet i caktuar që u jepet shteteve, të cilat, në situata krize, mund të veprojnë në fushën e azilit, dhe migracionit, duke modifikuar disa rregulla, për shembull, në lidhje me regjistrimin e kërkesave për azil, ose kufirin për azil, por edhe për procedurat administrative të riatdhesimit. Një pikë tjetër ka të bëjë me regjistrimin e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare, të cilat mund të kryhen brenda katër javësh. Përveç kësaj hapësire manovrimi, vendet do të mund të kërkojnë solidaritet dhe masa mbështetëse nga BE-ja, në formën e zhvendosjes së azilkërkuesve, ose përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare, ose kompensimit të përgjegjësisë: në këtë rast, shteti në krizë kërkon një mbështetje nga një shtet për të shqyrtuar kërkesat për azil. Së fundi, do të jetë e mundur të kërkohen kontribute financiare, ose masa alternative solidariteti. Të gjitha këto masa do të kërkojnë autorizimin e Këshillit, gjithmonë në përputhje me parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, dhe në respekt të plotë të të drejtave themelore të migrantëve. Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian tani do të gjejnë kuadrin e duhur për këtë Pakt. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments