top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN: TË THUASH SE ALLAHU NUK EKZISTON DËNOHESH ME VDEKJE | KËRKOHET SHFUQIZIMI I BLASFEMISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23, 2023
  • 4 min read

Islamabad, Pakistan | Javën e kaluar Pakistani dëshmoi një tjetër incident tragjik, në të cilin, një turmë e tërbuar vandalizoi disa kisha, shënjestroi shtëpitë e anëtarëve të komunitetit të krishterë, dhe madje sulmoi zyrën e një ndihmës komisioneri lokal, në zonën Jaranuala (Jaranwala) të distriktit Faisalabad.


Raportohet se këto akte të dhunshme, u provokuan nga akuzat për blasfemi, pasi disa individë vendas, pretenduan se kishin gjetur faqe të përdhosura të Kuranit pranë një objekti banimi, që i përkiste dy vëllezërve të krishterë.


Lajmi për këtë blasfemi të hamendësuar, u përhap shpejt në të gjithë zonën, duke ndezur flakët e zemërimit. Ata që bënin akuzat për blasfemi, i propaganduan pretendimet e tyre nëpër xhami të ndryshme, duke nxitur njerëzit të reagonin.


Si përgjigje, një grumbullim njerëzish u transformua shpejt në një turmë, e cila, vazhdoi të sulmonte kishat dhe shtëpitë që u përkisnin të krishterëve aty rrotull.


Në Pakistan, blasfemia është një shkelje thellësisht e rëndë, dhe akuza e saj e thjeshtë mund të çojë në pasoja të tmerrshme.


Një studim i kryer nga Qendra për Studime të Kërkimit dhe Sigurisë (CRSS) zbulon një rritje shqetësuese të akuzave për blasfemi, dhe pasojat e tyre të tmerrshme.


Nga themelimi i Pakistanit, në vitin 1947, deri në vitin 2021, rreth 89 persona kanë rënë viktima të vrasjeve jashtëgjyqësore, në rreth 1500 raste të lidhura me akuzat për blasfemi.


Statistikat tregojnë një përshkallëzim alarmues: ndërmjet viteve 1948 dhe 1978, u regjistruan vetëm 11 raste të akuzave për blasfemi, duke rezultuar në tre vrasje pa gjyq.


Në mënyrë tronditëse, nga viti 1987 deri në vitin 2021, këto shifra janë rritur me një mijë e tre për qind (1300%).


Kuadri ligjor që rregullon blasfeminë në Pakistan është i përmbledhur në Kapitullin XV të Kodit Penal të Pakistanit, i titulluar “Shkeljet që lidhen me fenë”.


Këto ligje kriminalizojnë veprime të ndryshme, duke përfshirë ndotjen e vendeve të adhurimit, fyerjen e ndjenjave fetare, ndotjen e kopjeve të Kuranit, përdorimin e gjuhës nënçmuese kundër Profetit Muhamed, ndërprerjen e tubimeve fetare, shkeljen e vendeve të varrimit, dhe përdorimin e gjuhës nënçmuese në lidhje me figurat e nderuara.


Përveç kësaj, këto ligje trajtojnë keqpërdorimin e titujve dhe përshkrimeve të rezervuara për figura ose vende të shenjta, si dhe veprimet e atyre të kryera nga besimi ahmedian, që e paraqesin veten si muslimanë, ose propagandojnë besimet e tyre.


Dënimet për këto vepra përfshijnë burgim ose gjobë. Dënimet më të rënda janë të rezervuara për ndotjen e Kuranit, dhe bartin mundësinë për burgim të përjetshëm, dhe mosrespektimin e profetit Muhamed, gjë që mund të rezultojë me dënim me vdekje.


Ngjarjet aktuale shqetësuese të ndodhura në Jaranuala (Jaranwala), i kanë shtyrë edhe një herë ligjet e blasfemisë së Pakistanit, në qendër të diskursit publik, duke ndezur një debat të nxehtë.


Perspektivat variojnë nga shikimi i këtyre ligjeve si katalizatori kryesor i dhunës, deri te mbrojtja besnike e domosdoshmërisë së tyre.


Mbrojtësit e qëndrimit të parë, i shohin ligjet ekzistuese të blasfemisë si mundësues të dhunës, dhe bëjnë thirrje për shfuqizimin ose ndryshimin e tyre, për të dekurajuar rritjen alarmante të dhunës, të nxitur nga akuzat për blasfemi.


Ata, argumentojnë se natyra me qendër islame e këtyre ligjeve, dhe përkufizimet e lirshme, i bëjnë ato të ndjeshme ndaj keqpërdorimeve dhe abuzimeve.


Paqartësia që rrethon përkufizimet e veprave penale të lidhura me blasfeminë, krijon një mjedis, ku akuzat e rreme mund të përdoren lehtësisht kundër individëve, veçanërisht pakicave fetare, ose atyre me besime të ndryshme.


Ata, gjithashtu besojnë se ashpërsia e dënimeve, si burgimi i përjetshëm për ndotjen e Kuranit, dhe dënimi me vdekje për mosrespektimin e Profetit Muhamed, është në disproporcion me veprat e supozuara.


Anasjelltas, përkrahësit e këndvështrimit të fundit, që shpesh vijnë nga segmenti fetar i shoqërisë, mohojnë me forcë çdo lidhje midis ligjeve aktuale, dhe shpërthimit të incidenteve të dhunshme.


Ata theksojnë dallimin midis keqpërdorimit të këtyre ligjeve, dhe ligjshmërisë së tyre - duke argumentuar se një ligj që kriminalizon një akt, nuk mund të fajësohet për ndonjë shkelje ndaj kriminelit të supozuar.


Gjithashtu, nga pikëpamja juridike, ata e shohin zbutjen e këtyre ligjeve, si diçka kundër frymës së kushtetutës, pasi, vetë kushtetuta e përcakton Islamin si fe shtetërore.


Në këtë kontekst, për ta, prania e ligjeve të blasfemisë, është një mjet për të ruajtur shenjtërinë e Islamit, në një vend islam.


Për më tepër, ekziston një dëshirë e zjarrtë, për të forcuar më tej ligjet ekzistuese të blasfemisë. Kjo ndjenjë është evidente kohët e fundit, kur, përpjekjet legjislative, synojnë intensifikimin e mëtejshëm të dënimeve, për aktet blasfemuese.


Ky debat i diskutueshëm mbi ligjet e blasfemisë së Pakistanit, duke reflektuar ndërveprimin kompleks midis ndjeshmërisë fetare, kornizave ligjore, dhe harmonisë shoqërore, nënvizon urgjencën e trajtimit të potencialit të këtyre ligjeve për keqpërdorim, dhe dhunë, duke respektuar gjithashtu rëndësinë e ndjenjave fetare.


Ecja përpara kërkon kujdesin e duhur: një rivlerësim të gjuhës ligjore të ligjeve të blasfemisë, për të reduktuar paqartësinë, për t'u mbrojtur nga akuzat e rreme, dhe për të siguruar ndëshkime proporcionale, duke ushqyer një kulturë përfshirjeje, edukimi dhe mirëkuptimi ndërfetar.


Rruga përpara kërkon njësoj dialog të hapur dhe të sinqertë, midis të gjithë aktorëve - organeve qeveritare, ekspertëve ligjorë, udhëheqësve fetarë, dhe shoqërisë civile - për të pasur një rrugë që respekton besimet e ndryshme të Pakistanit, dhe mbështet drejtësinë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page