PAKISTAN | KRYEMINISTRI SHEHBAZ SHARIF: JAM I GATSHËM TË ORGANIZOJ BISEDIME PAQEJE PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË LINDJEN E MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Kryeministri Shehbaz Sharif tha se Islamabadi ishte i gatshëm të priste negociatat për t'i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit, mes spekulimeve në rritje se vendi mund të vepronte si ndërmjetës.
“Pakistani mirëpret dhe mbështet plotësisht përpjekjet e vazhdueshme për të ndjekur dialogun që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.
Kështu shkroi Kryeministri Sharif në rrjetin social virtual Iks (X).
Me pëlqimin e ShBA-ës dhe Iranit, Pakistani është i gatshëm dhe i nderuar të presë bisedimet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments