PAKISTANI BOMBARDON KABULIN | LUFTË E HAPUR ME TALEBANËT NË MUAJIN E RAMAZANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Islamabad, Pakistan | Një përshkallëzim i ri i rrezikshëm shënon konfliktin midis Afganistanit dhe Pakistanit.
Shpërthime të dhunshme tronditën Kabulin në mes të natës, por sipas qeverisë talebane, forcat e armatosura pakistaneze kanë bombarduar edhe zona të tjera të Afganistanit; në provincën Paktia, por edhe në Kandahar, fortesën e talebanëve, ku besohet se jeton udhëheqësi i tyre, Haibatullah Akhundzada.
“Durimi ynë ka sosur, …”, tha me zë të lartë Ministri i Mbrojtjes i Islamabadit, Khauaja (Khawaja) Asif.
Këto fjalë të zjarrta erdhën vetëm disa orë pas një ofensive kundër trupave të Islamabadit të njoftuar nga qeveria de-facto talebane në pushtet në Afganistan, e cila, tani deklarohet në favor të dialogut dhe një zgjidhjeje paqësore.
Të enjten në mbrëmje, u shfaqën raportet e para për përplasje intensive midis forcave afgane dhe pakistaneze përgjatë Vijës Durand (kufiri i kontestuar që kalon nëpër male për 2640 kilometra dhe ka qenë prej kohësh në qendër të tensioneve jashtëzakonisht serioze).
Palët ndërluftuese po raportojnë dhjetëra vdekje, por po botojnë shifra që jo vetëm nuk janë të verifikueshme, por edhe kundërshtojnë fuqishëm njëra-tjetrën, në atë që duket të jetë një tërheqje e vërtetë litari.
Ushtria pakistaneze pretendon se 297 talebanë vdiqën në përleshje dhe se 12 ushtarë të Islamabadit humbën jetën.
Versioni i ngjarjeve nga qeveria afgane është se 55 ushtarë pakistanezë dhe 13 afganë të vrarë.
Pakistani gjithashtu pretendon se trupat e tij shkatërruan 16 pozicione të talebanëve afganë dhe kapën shtatë të tjerë si dhe shkatërruan një depo municioni.
Gjatë gjithë kësaj kohe në Kabul, gazetarët e agjencisë franceze “Afp” raportojnë shpërthime.
“Përleshje të tilla të përgjakshme midis dy ish-aleatëve ka të ngjarë të mos jenë parë prej vitesh”, thonë ekspertët.
“Qeveria talebane - e akuzuar për shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të grave - e paraqet ofensivën e saj si një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të kufirit (...) nga forcat ushtarake pakistaneze”.
Referenca është për sulmet ajrore të kryera natën e 21 shkurtit nga forcat pakistaneze në Afganistanin lindor.
Islamabadi pretendon se ka goditur pozicione militante që i përkisnin talebanëve pakistanezë dhe grupit ISIS Khorasan.
Islamabadi akuzon Afganistanin se nuk ka arritur të frenojë ata që i quan terroristë anti-pakistanezë, të cilët, dyshon se qëndrojnë pas disa sulmeve në vend.
Marrëdhëniet midis qeverisë talebane të Afganistanit dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm në muajt e fundit.
Kryqi i Kuq, nga ana e tij, njoftoi se po përgatiste një përgjigje operative ndaj nevojave humanitare në terren, por gjithashtu deklaroi se asnjë përgjigje humanitare nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik për të respektuar rregullat e luftës dhe për të prioritizuar çpërshkallëzimin (deeskalimin).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments