PAKISTAN | TË PAKTËN 9 TË VDEKUR NË SULM NDAJ KONSULLATËS AMERIKANE NË KARAÇI.

Mar 1
1 min read

Karaçi, Pakistan | Të paktën nëntë veta u vranë në Karaçi (megaqytet në Pakistanin jugor), kur qindra protestues pro-iranianë u përpoqën të sulmonin konsullatën amerikane.
Kështu njoftoi Shërbimi i Shpëtimit.
Një burim lajmesh në vendngjarje raportoi se një turmë të rinjsh kishin hipur mbi portën kryesore dhe kishin depërtuar në hyrjen e ndërtesës konsullore, duke thyer disa dritare dhe se policia kishte qëlluar me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët, u shpërndanë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments