LUFTIME TË ASHPRA NË KUFIRIN MIDIS PAKISTANIT DHE AFGANISTANIT | VËLLEZËRIT MYSLIMANË PO I FUTIN PLUMBIN NJËRI-TJETRIT; HARRUAN SE ËSHTË RAMAZAN.

Feb 26
1 min read

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Luftime të ashpra kanë shpërthyer midis forcave të sigurisë pakistaneze dhe afgane përgjatë kufirit të përbashkët të të dy vendeve; luftimet filluan rreth orës 6 të mbrëmjes sipas kohës vendore.
“Në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të kufirit dhe provokimeve nga qarqet ushtarake pakistaneze, janë nisur operacione të gjera parandaluese kundër qendrave ushtarake pakistaneze dhe instalimeve paraushtarake përgjatë Vijës Durand”, tha zëdhënësi i qeverisë talebane në Afganistan, Zabihullah Muxhahid (Mujahid) - në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments