PAKETA E 19-të E SANKSIONEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN PËRCAKTON NJË KUFIZIM ÇMIMI PËR NAFTËN BRUTO RUSE NË 47.60 DOLLARË PËR FUÇI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së përcakton një kufizim çmimi për naftën bruto ruse në 47.60 dollarë për fuçi.
Çfarë tjetër do të përfshihet në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë?
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) përshkroi masat që do të jenë pjesë e paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Këto masa u ranë dakord sot, por shtetet anëtare të BE-së duhet ende të votojnë për to.
Sektori i energjisë:
👉Ndalimi i importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG);
👉Ulja e kufizimit të çmimit të naftës në 47.6 dollarë për fuçi;
👉Flota në hije: 118 anije shtesë do të shtohen në listën e sanksioneve;
👉Ndalimi i çdo transaksioni me Rosneft dhe Gazprom Neft;
👉Sanksionet që synojnë ata që blejnë naftë ruse përmes skemave anashkaluese, përfshirë Kinën. Boshllëqe financiare
👉Ndalimi i transaksioneve me më shumë banka ruse, si dhe me bankat në vendet e treta të lidhura me "sistemet alternative të pagesave ruse";
👉Kufizime në shkëmbimet e kriptomonedhave dhe ndalimi i transaksioneve në kripto;
👉Kufizime në transaksionet në zonat e veçanta ekonomike.
Përveç kësaj, lista e sanksioneve do të përfshijë 45 kompani (ruse dhe të huaja) që ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments