BULLGARI | GAZETA “FINANCIAL TIMES”: NJË SULM I DYSHUAR RUS ÇAKTIVIZOI SHËRBIMET E NAVIGIMIT GPS TË AEROPLANIT QË TRANSPORTONTE PRESIDENTEN E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1
- 1 min read

Sofie, Bullgari | Një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bullgari.
“Një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje çaktivizoi shërbimet e navigimit GPS në një aeroport bullgar dhe detyroi një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) të ulej në Plovdiv duke përdorur harta letre”, raportoi gazeta “Financial Times”, duke cituar tre zyrtarë të njohur me çështjen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments