ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (IOM): 472 MIGRANTË TË VDEKUR NË MESDHEUN QENDROR QË NGA FILLIMI I VITIT DHE 479 TË ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Tripoli, Libi | “Të paktën 472 veta kanë vdekur dhe 479 të tjerë konsiderohen të zhdukur në rrugën detare qendrore të Mesdheut që nga fillimi i vitit, deri më 25 tetor”.
Këto fakte u njoftuan nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi në përditësimin e saj të fundit të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Në të njëjtën periudhë, specifikon agjencia e OKB-së, 22509 migrantë u kapën në det dhe u kthyen në Libi, nga të cilët 19493 ishin burra, 1976 gra, 832 të mitur dhe 208 të dhënat e të cilëve për gjininë janë të panjohura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments