ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (IOM): 127 TË VDEKUR DHE 180 TË ZHDUKUR NË MESDHEUN QENDROR NË 4 MUAJ | 7227 MIGRANTË JANË KTHYER NË LIBI QË NGA FILLIMI I VITIT DERI MË 26.04.2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Tunis, Tunizi | “Të paktën 127 veta kanë vdekur dhe 180 veta rezultojnë të zhdukur në rrugën qendrore të Mesdheut që nga fillimi i vitit gjer në 26 prill”, raportoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi në përditësimin e saj të fundit të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Në të njëjtën periudhë, specifikon agjencia e OKB-së, 7227 ishin migrantët e kapur në det dhe të sjellë përsëri në Libi.
Nga të cilët 6165 ishin burra, 701 gra, 256 të mitur dhe 105 të dhënat e të cilëve për gjininë janë të panjohura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments