top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E PUNËS (ILO): PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO I GAZËS RA ME 87.4% NË DY VJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2025
  • 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Midis tremujorit të parë të vitit 2023 dhe tremujorit të parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në territoret palestineze u ul me 29%.


Ndërsa Rripi i Gazës pa një rënie prej 87.4 përqind, Bregu Perëndimor pagoi gjithashtu një çmim të lartë për dy vjet luftë, duke regjistruar një tkurrje prej 17.1 përqind”.


Kjo, sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e cila, është agjenci e Kombeve të Bashkuara.


Papunësia është rritur në afërsisht 32% si për burrat ashtu edhe për gratë; ndërsa numri i palestinezëve që punojnë në Izrael ka rënë nga 178 mijë në vetëm 35300 (-80%).


Në kontekstin e armëpushimit, nevojiten masa të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbështetur vendet e punës dhe bizneset, për të rritur të ardhurat dhe për të forcuar mbrojtjen sociale”, tha znj. Ruba Jaradat, Drejtoreshë Rajonale e ILO-s për Shtetet Arabe - sipas entit mediatik “Al Jazeera”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page