ORGANIZATA JO-QEVRITARE “AMNESTY INTERNATIONAL”: KA SHTIM TË ARRESTIMEVE ARBITRARE NË KUBË; SHËNDETI I TË BURGOSURVE SI MOS MË KEQ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 10
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Organizata jo-qeveritare “Amnesty International” ka denoncuar një përshkallëzim të arrestimeve arbitrare në Kubë dhe ka shprehur shqetësim për gjendjen alarmante të shëndetit të disa të burgosurve politikë në ishull.
“Amnesty International” është thellësisht e shqetësuar nga përshkallëzimi i arrestimeve arbitrare, mbikëqyrjes së paligjshme dhe ngacmimit të familjeve të të ndaluarve për arsye ndërgjegjeje në Kubë - u tha në një deklaratë, duke ngritur alarmin për situatën e disidentëve dhe familjeve të tyre.
Disa organizata për të drejtat e njeriut, Shoqata Ndër-Amerikane e Shtypit dhe Ambasada Amerikane në Havana gjithashtu denoncuan arrestimin e fundit në provincën verilindore të Holguin të veprimtarëve Ernesto Rikardo (Ricardo) Medina dhe Kamil Zaias (Zayas) Perez, anëtarë të projektit të pavarur audiovizual “El4tico”, i cili, ka mijëra ndjekës në mediat sociale.
Dy të rinjtë përdorin internetin për të ndarë perspektivat e tyre mbi realitetin e vendit të tyre, të zhytur në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, si dhe për të kritikuar hapur regjimin e kastroizmit në pushtet.
Sipas “Amnesty International” ndalimet arbitrare afatshkurtra janë pjesë e një modeli sistematik të praktikave autoritare që shteti kuban përdor për të ndëshkuar dhe dekurajuar çdo formë mospajtimi - tha studiuesja e Amnesty International për Karaibet Johanna Kilano (Cilano).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















