KUBË | HIERARKËT E PUSHTETIT TË KUQ MIRATUAN PLANE DHE MASA PËR KALIMIN NË STATUSIN E KOHËS SË LUFTËS MES TENSIONEVE TË LARTA ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | “Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Kubës (i formuar nga udhëheqësit e regjimit në pushtet të epokës Kastro) ka njoftuar miratimin e planeve dhe masave për kalimin në gjendje lufte në rast të një konflikti me një vend tjetër”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Takimi i këtij organi vjen mes tensioneve të larta me Shtetet e Bashkuara, të cilat, janë përshkallëzuar pas kapjes së diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist të Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro.
“Ndër qëllimet e takimit ishte rritja dhe përmirësimi i nivelit të përgatitjes dhe kohezionit të udhëheqjes dhe stafit”, thuhej në një deklaratë, pa dhënë detaje.
Ishte hera e parë që Këshilli, i udhëhequr nga Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel), ishte takuar që nga operacioni ushtarak amerikan në Karakas.
Midis dhjetëra të vrarëve në sulm ishin 32 ushtarë kubanë; disa prej të cilëve të caktuar për sigurinë e diktatorit Maduro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments