top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | MBËRRITI NDIHMA E PARË HUMANITARE E QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR POPULLATAT E PREKURA NGA URAGANI “MELISSA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Dërgesa e parë e ndihmës humanitare nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Kubë për popullsinë e prekur nga Uragani “Melissa”, i cili, shkatërroi disa provinca lindore të ishullit tetorin e kaluar.


Dërgesa, e përbërë nga ushqime, pako higjienike dhe artikuj të tjerë thelbësorë, u prit dhe u shpërnda nga Kisha Katolike përmes rrjetit “Caritas Cuba”.


Dërgesa është pjesë e një programi ndihme humanitare prej 3 milionë dollarësh të ndarë nga administrata amerikane pas ciklonit.


Një fluturim i parë humanitar u nis nga Florida më 14 janar; një i dytë pritet pas dy ditësh; furnizime të tjera pritet të mbërrijnë me det në javët në vijim.


Caritas Cuba” konfirmoi mbërritjen e dërgesës në Aeroportin Ndërkombëtar të Holguin dhe specifikoi se shpërndarja do të bëhet direkt në komunitetet më të prekura, duke filluar me Kakokumin (Cacocum) dhe zonat përreth.


Dërgesa e parë përfshin mbi 500 pako ushqimore dhe afërsisht 600 pako higjienike.


Dërgesat pasuese do të arrijnë gjithashtu në dioqezat e Santiago de Kuba, Bayiamo-Manzanillo dhe Guantanamo-Barakoa, me qëllim ndihmën për një total prej afërsisht 6000 familjesh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page