top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA E SHTETEVE AMERIKANE AKUZON QEVERINË E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO PËR FSHEHJE VOTASH DHE SHTYPJE TË OPOZITËS; SHKELJE TË RËNDA TË TË DREJTAVE TË NJERIUT PAS ZGJEDHJEVE 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Karakas, Venezuelë | Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ka denoncuar fshehjen nga qeveria venezueliane të të dhënave zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024 dhe mbajtjen e një aparati shtypës që synon të përjetësojë pushtetin e saj.


Ankesa u formalizua nga znj. Gloria Monik (Monique) de Mees, raportuese e Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut, gjatë takimit të djeshëm të Këshillit të Përhershëm të OAS-it në Uashington.


Sipas komisionit, më shumë se një vit më vonë, Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës ende nuk ka publikuar procesverbalet e nevojshme për të verifikuar rezultatet e shpallura në favor të diktatorit çavisto-komunist Maduro, në shkelje të ligjit kombëtar dhe standardeve ndërkombëtare.


Raporti i paraqitur sot dokumenton mbi 2000 arrestime në lidhje me protestat pas zgjedhjeve; 25 vdekje (24 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri); qindra raste të ndalimit arbitrar, shpesh në kushte që i ngjajnë torturës, ku shumë prej viktimave janë adoleshentë dhe civilë”, raporton Infobae.


Kemi marrë dëshmi të drejtpërdrejta nga gazetarë dhe punonjës të medias të arrestuar në mënyrë arbitrare”, shtoi znj. Mees, duke përshkruar një pamje të shtypjes sistematike.


Prezantimi mori mbështetje nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Paraguai, Kosta Rika, Peruja, Guatemala dhe Ekuadori.


Meksika, Kolumbia dhe Bolivia mbajtën të ashtuquajturën heshtje diplomatike, ndërsa Brazili ushtroi parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page