top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST VENEZUELIAN NIKOLAS MADURO PROPOZON NJË TAKIM ME RUSINË DHE KINËN MBI KËRCËNIMIN BËRTHAMOR | DOKUMENTI IU PARAQIT SELIVE DIPLOMATIKE NË KARAKAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 1 min read

Updated: Aug 13

ree

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist venezuelian Nikolas (Nicolás) Maduro, aleati kryesor i Iranit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të organizojë një samit me mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës, për të adresuar rrezikun në rritje të një konflikti që mund ta çojë njerëzimin drejt luftës bërthamore.


Diktatori Maduro, qeveria e të cilit, nuk njihet nga demokracitë perëndimore, i dërgoi një letër trupit diplomatik të akredituar në Karakas, në të cilën, ai përshkroi vizionin e tij për konfliktin në Azinë Perëndimore.


Samiti - sipas qëllimeve të tij - duhet të promovojë krijimin e një zone pa armë bërthamore në Azinë Perëndimore dhe t'i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një mekanizëm të menjëhershëm për çarmatimin bërthamor të Izraelit, arsenali sekret i të cilit përfaqëson një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global”, tha kreu i shtetit.


Zëvendëspresidentja e tij, Delsi (Delcy) Rodríguez, e paraqiti letrën gjatë një takimi me diplomatët.


Diktatori Maduro përsëriti kundërshtimin e tij ndaj veprimeve luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit dhe propozoi që samiti të mbahet në një vend në të njëjtin rajon konflikti dhe me ndërmjetësimin e organizatave të tilla si Lidhja Arabe, Lëvizja e Paangazhuarve, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, Bashkimi Afrikan dhe BRICS.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page