OPERACION BLIC I AGJENCISË SË MBIKQYRJES POLICORE NË GJIROKASTËR: U ARRESTUAN POLICËT FRED KONDI DHE XHEVID DINA | POLICI FEIM ONJEA IA MBATHI ME VRAP SAPO PA AGJENTËT E AMP-së: U SHPALL NË KËRKIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18, 2024
- 1 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestoi:
1- Z. Fred Kondi, me detyrë shef i sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
2- Z. Xhevid Dina, specialist.
Ata janë arrestuar sepse akuzohen për shpërdorim detyre.
Në kërkim policor u shpall shoferi Feim Onjea, i cili, u arratis nga komisariati në momentin e ndërhyrjes së agjentëve të AMP-së.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments