OKB | KOMISIONERI I LARTË PËR TË DREJTAT E NJERIUT VOLLKËR TËRK (VOLKER TÜRK): BËJ THIRRJE PËR HETIME TË PAVARURA MBI VDEKJET NË PARABURGIMET E ICE-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Vollkër Tërk (Volker Türk), bëri thirrje për hetime të pavarura për dhjetëra vdekje në paraburgimin e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Ai u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar vdekje të mëtejshme, ndërsa numri i vdekjeve në paraburgim vazhdon të rritet.
Sipas tij, të paktën 52 persona kanë vdekur në paraburgimin e ICE-së që nga fillimi i vitit 2025, pas rikthimit në detyrë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe politikave të zgjeruara të administratës për zbatimin e ligjit mbi imigracionin.
Zyra raportoi se 18 persona vdiqën në paraburgimin e ICE-së gjatë pesë muajve të parë të vitit, me një vdekje shtesë të regjistruar në muajin qershor, ndërsa 33 vdekje u dokumentuan gjatë vitit 2025 në përgjithësi.
Ai tha se qeveritë kanë detyrim sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut të mbrojnë të drejtën për jetë, veçanërisht kur individët privohen nga liria e tyre.
Për më tepër, ai sugjeroi se autoritetet duhet t'u ofrojnë të ndaluarve kujdes të përshtatshëm mjekësor dhe mbrojtje të tjera të nevojshme gjatë kohës që janë në paraburgim.
Më herët këtë vit, ai shprehu shqetësim në lidhje me praktikat e zbatimit të ligjit për imigracionin, duke deklaruar se individë të dyshuar për mungesë të statusit ligjor të imigracionit i janë nënshtruar mbikëqyrjes, arrestimit dhe ndalimit, në disa raste duke përfshirë përdorimin e forcës, në spitale, vende adhurimi, gjykata, shkolla, tregje dhe shtëpi private.
Ai theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, përdorimi i qëllimshëm i forcës vdekjeprurëse është i lejueshëm vetëm si mjet i fundit kundër një individi që përbën një kërcënim të menjëhershëm për jetën.
ICE-ja thuhet se po ndalon më shumë se 60 mijë individë, krahasuar me afërsisht 40 mijë të ndaluar në fillim të vitit 2025, dhe ka njoftuar plane për të zgjeruar kapacitetin e ndalimit në 90 mijë deri në fund të vitit 2026.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments