OKB: 100 MJEKË DHE PUNONJËS SHËNDETËSORË TË VRARË NË LIBAN NË NJË VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11, 2024
- 1 min read
Jorku i Ri, Amerikë | “Më shumë se 100 mjekë dhe punonjës të ndihmës janë vrarë në konfliktin në Liban që nga fillimi i një konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut një vit më parë”, tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, raportoi agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters), në faqen e saj të internetit.
“Në total, më shumë se 100 punonjës shëndetësorë dhe të urgjencës janë vrarë në të gjithë Libanin që nga tetori i vitit të kaluar”, tha zëdhënësja Ravina Shamdasani në një konferencë të Kombeve të Bashkuara, duke cituar shifrat që ajo tha se ishin përpiluar nga zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara.
“Ne kemi marrë gjithashtu disa raporte për sulme ajrore që synonin qendra të tjera mjekësore dhe për ndihmësmjekë dhe zjarrfikës të vrarë”, tha ajo.
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kristian (Christian) Lindmeier, tha se kishte pasur 18 sulme në objektet shëndetësore në Liban që nga 17 shtatori, në të cilat, u vranë 72 punonjës shëndetësorë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments