top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OFERTA AMERIKANE PËR ASADIN PARA AVANCIMIT TË XHIHADISTËVE: PRERJE TË LIDHJEVE ME HEZBOLLAHUN DHE REPUBLIKËN ISLAMIKE TË IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 9, 2024
  • 2 min read
ree

Damask, Siri | Një propozim mbërriti me kuriozitet në tryezën e qeverisë së z. Bashar al-Asad përpara përparimit të fundit dhe të paepur të rebelëve islamikë në Siri.

 

Sipas një hetimi nga enti mediatik Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), Uashingtoni në fakt ka propozuar një tërheqje të trupave të tij nga Siria lindore dhe një lehtësim të mundshëm të sanksioneve ekonomike në këmbim të ndërprerjes së lidhjeve të qeverisë siriane me Iranin dhe Hezbollahun.

 

Do të kishte qenë një strategji e përbashkët me Izraelin dhe shtetet e Gjirit që synonte izolimin e Damaskut dhe reduktimin e ndikimit iranian në rajon.

 

Koha e ofensivës dhe roli i Hezbollahut: Damasku, me sa duket, refuzoi ofertën e Shteteve të Bashkuara; prerjen e lidhjeve me Hezbollahun dhe Republikën Islamike të Iranit, të cilat, kanë luftuar përkrah ushtrisë arabe siriane që nga fillimi i luftës civile, e cila, shpërtheu në vitin 2011, ishte shumë e ngushtë për të mos përmendur lidhjen fetare.

 

Asadi është nga një sekt alevit, një sekt islamik shiit. Pjesa tjetër është histori.

 

Ofensiva e islamistëve të Hayat Tahrir al-Sham (HTS), duke folur për një kohë të çuditshme, filloi në të njëjtën ditë me hyrjen në fuqi të armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit, duke treguar se sa shumë është e ndërlidhur situata në Lindjen e Mesme.

 

Hezbollahu, i dobësuar nga konflikti i fundit me Izraelin dhe i detyruar nga marrëveshja e armëpushimit për të tërhequr forcat e tij të armatosura nga Libani jugor, ka reduktuar përkohësisht përfshirjen e tij ushtarake në Siri.

 

Kjo tërheqje e pjesshme krijoi një vakum në forcat pro-qeveritare siriane, të cilat, rebelët xhihadistë i shfrytëzuan për të nisur një sulm që ishte i paimagjinueshëm deri pak kohë më parë.

 

Hezbollahu, i cili, kishte luajtur një rol kyç në ndihmën e z. Asad për të rimarrë terren gjatë luftës civile që filloi në vitin 2011, e gjeti veten të paaftë për të ofruar atë ndihmë thelbësore për qeveritë.

 

Dhe qeveria siriane, pa ndihmën e jashtme, do shembet si një kështjellë papier-mâché.

 

Përshkallëzimi i Izraelit: Nëse z. Assad u shemb, kjo ishte gjithashtu rezultat i bombardimeve intensive të Izraelit në muajt e fundit.

 

Në fakt, që nga tetori 2023, Tel Avivi ka intensifikuar bombardimet e tij në territorin sirian, duke kryer mbi 220 sulme.

 

Sipas New York Times, Izraeli, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, shfrytëzoi situatën për të rritur presionin ndaj Damaskut dhe për të nisur një fushatë ushtarake që synonte të synonte furnizimet iraniane dhe të dobësonte më tej aleancën midis Sirisë, Iranit dhe Hezbollahut.

 

Sipas agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters), sulmi i HTS përfaqëson një demonstrim të dobësisë në koalicionin midis z. Asad dhe Iranit, një dobësi që Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e shfrytëzuan. Një strategji që, me sa duket, dha fryte.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page