top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NËN SUNDIMIN E ASADIT SIRIA U BË NARKO-SHTET | NGA TREGTIA E KAPTAGONIT (DROGË SINTETIKE) REGJIMI GJENEROI TË ARDHURA PREJ RRETH 57 MILIARDË $ NË VITIN 2022: KIMISTËT SIRIANË U TRAJNUAN NË BULLGARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 14, 2024
  • 3 min read
ree

Damask, Siri | Regjimi e kishte transformuar vendin në prodhuesin kryesor në botë të amfetaminës që vërshon Lindjen e Mesme.

 

Një magazinë e madhe plot me pilula kaptagon (një amfetaminë) u zbulua në një bazë ushtarake pranë Damaskut, kryeqyteti i Sirisë, pasi forcat xhihadiste morën kontrollin e kryeqytetit sirian.

 

Objekti ndodhet në selinë e një divizioni ushtarak të komanduar nga z. Maher al-Assad, vëllai i ish-presidentit sirian.

 

Tregtia e kësaj droge sintetike gjeneroi të ardhura prej rreth 57 miliardë dollarë në vitin 2022, siç raportohet nga qeveria britanike.

 

Nga droga në drogë shtetërore: Kaptagoni, emri tregtar për fenetilin, është një stimulues i fuqishëm që kombinon amfetaminën dhe teofilinën, një ilaç kundër astmës.

 

I zhvilluar në vitet 1960 nga kompania farmaceutike gjermane Degussa si një ilaç për narkolepsinë dhe deficitin e vëmendjes, ai u ndalua në vitin 1986 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të rreziqeve të lidhura me abuzimin.

 

Sot, Siria është bërë prodhuesi kryesor në botë, duke kontrolluar rreth 80% të prodhimit global. Por nuk ishte gjithmonë kështu.

 

Pas ndalimit të OBSH-së për prodhimin e ligjshëm, prodhimi i paligjshëm gjeti një epiqendër të re në Bullgari.

 

Regjimi komunist, i dëshpëruar për valutë, e ktheu vendin në furnizuesin kryesor të Lindjes së Mesme, ku droga ishte e përhapur.

 

Një biznes i lulëzuar vazhdoi deri në fillim të viteve 2000, kur hyrja e Bullgarisë në Bashkimin Evropian e detyroi vendin të godasë prodhimin e paligjshëm.

 

Siria e mori shpejt stafetën. Një program trajnimi për kimistët sirianë në Bullgari krijoi transferimin e aftësive të nevojshme për të filluar prodhimin vendas në shkallë të gjerë.

 

Fabrikat e para klandestine lindën përgjatë kufirit libanez, fillimisht të menaxhuara nga Hezbollahu, i cili, tashmë kishte përvojë në trafikun e hashashit.

 

Konflikti sirian e ka shndërruar këtë prodhim artizanal në një industri shtetërore.

 

Divizioni i Katërt i ushtrisë siriane, nën komandën e z. Maher al-Assad, ka marrë kontrollin total të zinxhirit të furnizimit; nga fabrikat e paketimit, tek rrjetet e kontrabandës.

 

Një sistem që e ka transformuar në mënyrë efektive Sirinë në një narko-shtet, ku tregtia e kaptagonit është bërë, si në Bullgari në vitet 1980, burimi kryesor i këmbimit valutor për një regjim nën sanksione të rënda ndërkombëtare.

 

Skenarët e ardhshëm të tregut global: Kaptagoni mbetet kryesisht një drogë e Lindjes së Mesme.

 

Ekspertët nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) konfirmojnë se nuk ka asnjë shqetësim të vërtetë për përhapjen e saj në Shtetet e Bashkuara, ku tregu tashmë është i ngopur me droga sintetike më të fuqishme si fentanili.

 

Edhe në Evropë fenomeni është margjinal: Europol konfirmon se nuk ka treg të brendshëm për këtë substancë.

 

Konfiskimet në Evropë janë të lidhura me rrugët e trafikimit.

 

Në muajin korrik të vitit 2020, autoritetet italiane kapën një dërgesë rekord prej 84 milionë pilula kaptagoni, me vlerë rreth 1 miliard dollarë, në portin e Salernos.

 

Ngarkesa, e cila, u nis nga porti sirian i Latakias, me siguri ishte i destinuar për në tregun e Gjirit Persik, duke përdorur Evropën si një pikë tranziti për të pastruar origjinën e mallrave.

 

Rënia e regjimit të Asadit hap skenarë të rinj. Z. Kris (Chris) Urben, një ish-zyrtar i DEA-s i intervistuar nga anti mediatik Njujorkezi (New Yorker), shpjegoi se kontrolli i prodhimit dhe shpërndarjes ishte shumë i centralizuar në duart e aparatit ushtarak sirian.

 

Rënia e regjimit të Asadit shënon një pikë kthese të pasigurt. Udhëheqësi i ri Mohammad al Jolani pranoi publikisht, siç raporton transmetuesi CNN, se Siria ishte bërë prodhuesi kryesor në botë i kësaj droge.

 

Fakti mbetet se kërkesa në vendet e Gjirit mbetet e lartë, me Arabinë Saudite që përfaqëson tregun kryesor të konsumit.

 

Autoritetet e mbretërisë, siç raportohet nga enti mediatik Njujorkezi (New Yorker), vlerësojnë se 40% e përdoruesve janë nga 12 deri në 22 vjeç, duke e përdorur këtë substancë kryesisht si stimulues për studime ose punë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page