top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO) DO TË JETË NË OSLO PËR TË MARRË ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
ree

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (María Corina Machado), e cila, jeton e fshehur në vendin e saj, ka konfirmuar se do të jetë në Oslo javën e ardhshme për të marrë Çmimin Nobel për Paqen.


Isha në kontakt me znj. Makado (Machado) mbrëmë dhe ajo pohoi se do të jetë në Oslo për ceremoninë”.


Kështu drejtori i Institutit Nobel, Kristian Berg Harpviken, në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.


Për shkak të situatës së sigurisë, nuk mund të japim detaje të mëtejshme mbi datën dhe mënyrën e mbërritjes”, tha ai.


Mundësia që ish-deputetja liberale të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimit Nobel më 10 dhjetor ka shkaktuar debat të nxehtë.


Në muajin nëntor, Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Uilliam Sab (William Saab), deklaroi se znj. Makado (Machado) - e konsideruar si kundërshtarja kryesore e qeverisë së udhëhequr nga diktatori çavisto-komunist i Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro - do të konsiderohej e arratisur nëse do të largohej nga vendi për të marrë çmimin.


Zonja e Hekurt e Venezuelës u shpall fituese e Çmimit Nobel më 10 tetor për luftën e saj për një tranzicion demokratik në Venezuelë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page